Shkupi eshte kryeqytet i Republikes se Maqedonise. Me shkallen e arritur te zhvillimit te tij, Shkupi eshte i njohur si nje qytet modern, me nje shkalle te larte te urbanizmit, i cili njekohesisht paraqet qender admisnistrative, politike, ekonomike dhe edukativo shkencore. Shkupi gjendet ne pjesen e mesme te gadishullit Ballkanik, i cili shtrihet ne te dy anet e lumit Vardar, pergjat te cilit kalojne dhe kryqezohen komunikacione te shumta nga perendimi dhe nga veriu dhe vazhdojne ne lindje dhe ne jug, duke formuar lidhje te rendesishme me Basenin e Mesdheut. Si udhekryq natyror, eshte i shtrire ne fushegropen e Shkupit, i cili edhe ne te kaluaren ka qene vend ku jane kryqezuar kulturat lindore dhe perendimore, civilizime dhe religjione te ndryshme.-------------------------- Politika serbe e jugosllave (veēmas kjo e fundit) nė rrjedhėn e 40 viteve tė regjimit komunist bėri ē'shqiptarizimin e pjesshėm e qytetit tė Shkupit. Shqiptarėt u perzunė nga qyteti i Shkupit me tė gjitha mjetet e metodat nga ato tė dhunes fizike e deri tek ato psikologjike. Regjimi komunist jugosllav e mė pas regjimi "demokratik" i ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė nuk ia dolėn mbanė t'i mposhtin fizikisht, psikologjikisht e kulturalisht shqiptarėt.------------------------------------------------------------------ Te dhena gjeografike Shkupi shtrihet ne gjatesi gjeografike te shkalles 21e 26 minuta, dhe ne shkallen e 42-te te gjeresise gjeografike veriore. Lartesia mbidetare ne qendren e qytetit eshte 240 metra. Shtrihet ne siperfaqe prej 1818 km katrore ne gjeresi 9 km (Vodno-Radishani) dhe ne gjatesi 23 km (Dracevo-Gjorce Petrov) Siperfaqja e qytetit perfshin 225 km katrore Klimen ne Shkup e karakterizon klime e mesme vjetore, me mesatare prej 13 grade celsius. Neper fushegropen e shkupit rrjedh lumi Vardar me deget: Treska, Pcinja, Lepenc, etj Fushegropen e Shkupit e rretoje malet: Vodno, Mali i Zi i Shkupit, Karaxhica dhe Osoj. Qarshia e vjeter e Shkupit-Histori ne vete ! Qarshia e vjeter histori ne vehte-------------------------------------------- Cdo qytet me bukurine e vet paraqet nje unikat, mirepo Shkupi me burimin e vet qe e posedon ne Qarshine e vjeter do ta kishim ndare nga shume qytete te Ballkanit. Qarshia e cila paraqet zemren e ketij qyteti, ne gjysmen e dyte te shekullit te shtatembedhjete kur Perandoria Osmane pesoi disfate prane forcave Austriake gjate terheqjes se pjeserishme nga Ballkani iu be e mundur Gjeneralit Pikolomini qe te futet ne Shkup---------------------------------- Shpesh thuhet se nje qytet perben nje histori ne vehte. Vecanerisht kjo vlen kur eshte fjala per Qarshine e Vjeter ne Shkup e cila eshte e shtrire mu ne qendren e qytetit dhe e cila ne te kaluaren ka fascinuar shume mbreter dhe perandore te perandorive te medha. E shtrire ne mes lumit Vardar, lagjes se dikurshme Cerava, Bit Pazarit dhe deri te rrenjet e Kales paraqet nje monument te vjeter historik per te cilin ne te kaluaren eshte shkruar, shkruhet dhe padyshim se edhe ne te ardhmen do te paraqet nje nder temat me terheqese per udhepershkruesit e ndryshem. Me renien e Shkupit nen sundimin Osman ne janar te vitit 1392, Qarshia e vjeter e cila me i kishte rrenjet e veta filloi te rringjallet nen Kulturen e bujshme te cilen tani me turqit me pervoje e kishin sjellur me vete. Themi kulture te bujshme per arsye se qytetaret evropian ne ate kohe ende jetonin neper qytete te rrethuara me hendeqe dhe kuptohet duke mos harruar jetonin ne kohen e mesjetes se erret. Duke u nisur qe nga perandoret e pare menjehere u fillua ndertimi dhe modernizimi i Qarshise me objekte tregtare impozante siq eshte Bezisteni dhe me nje kompozicion arkitektural i cili nenkupton kodeksin e treshit ne islam; xhamine, hamamin dhe hanin. Ky kodeks do te ben krijimin e nje renditjeje te objekteve sipas nevojes se tyre funkcionale sie edhe eshte cifte Hamami, Suli Hani dhe xhamia e Murat Pashes. Me ndertimin e te gjitha ketyre objekteve tregtare dhe fetare Shkupi me Qarshine e vet behet nje qytet i cili paraqet qender te rendesishme per tregtaret, te cilet cdo dite e me teper fillojne te vijne nga tokat arabe, armene,cifte, romake, dalmatine etj., andaj edhe shendrrimi I qytetit ne nje burim te kultures nuk eshte per tu habitur, por nuk duhet harruar se kultura ka patur nje karakter te thelle fetar. Me kalimin e kohes Qarshia cdo dite edhe me teper zhvillohej, ngase tanime jo vetem qe numri i dyqaneve ishte rritur por kishin filluar edhe te ndertojne qarshi, apo sic do ti kishim thene ne tani ne kohen e modernizimit, komplekse sipas prodhimit dhe mallrave qe jane shitur. Keshtu per shembull formohen Qarshite e kallajxhinjeve, farkatareve, lekuraxhinjeve, kujunxhinjeve dhe basmaxhinjeve. Mirepo, duke mos u futur ne thellesine e problemeve te karakterit historik me te cilat do te merreshin historianet, etnologet dhe antroploget, do te kishim shtuar se Qarshia e Shkupit ka rendesi te vecante per zhvillimin e qytetit si nje pasuri e madhe arkitektonike me tradide te lashte. Ky labirint i rrugicave paraqet nje teresi urbane e cila ka nje pamje aq te natyrshme sa qe njeriu i huaj me siguri se do te mahnitej nga ky spontanitet i detajeve te rradhitura me vemendje te madhe qe funksionojne si nje organizem i gjalle. Dhe mos te harrojme sheshet qe paraqesin konglomerate, ne te cilet gjenden restorane qe me mikpritjen e sinqerte veshtire qe mund te kalon njeri e te mos ulet dhe te pi se paku nje kafe apo ndonje leng te fresket. Edhe pse secili dyqan paraqet nje kreacion per vehte, kati i dyte te cdo dyqan krijon nje strehe te dimenzionuar aq bukur saqe sikur me te tishte dashur ti jepet intimiteti tere Qarshise. Kurse vitrinat e artarive me ndricimin e tyre vetem se shtojne bukurine ne teresine e bukurive te ketij konglomerati. Cdo qytet me bukurine vet paraqet nje unikat, mirepo Shkupi me burimin e vet qe e posedon ne qarshine e vjeter do ta kishim ndare nga shume qytete te Ballkanit. Qarshia e cila paraqet zemren e ketij qyteti, ne gjysmen e dyte te shekullit te shtatembedhjete kur Perandoria Osmane pesoi disfate prane forcave Austriake gjate terheqjes se pjeserishme nga Ballkani iu be e mundur Gjeneralit Pikolomini qe te futet ne Shkup. I fascinuar nga bukuria e ketij qyteti ne memoaret e veta do te shkruan, Shkupi shtrihet ne nje hapesire te gjere dhe eshte pak me i vogel se Praga, pastaj vazhdon duke thene, Edhe pse nuk eshte lehte vendosa qe kete qytet ta shendrroj ne hi, me vjen keq per shtepite te cilat nuk i kam pare ne kete lufte. Xhamite jane nga mermeri me i mire, te zbukuruara me mijera drita te cilave njeriu do tiu kishte dhene rendesi edhe ne Rome, me vjen keq edhe per kopshtet dhe vendet per argetim. Vendosa qe ta djeg kete qytet dhe armikut mos ti le asgje qe do te kishte mundur ta perdor. Pas ketij zjarri i cili do te zgjase dy dite shkaterrohet gjitheka qe deri ate dite ishte krijuar shekuj me rradhe. Qyteti me nuk ekziston. Te mbuluara me hi do te mbesin shtepite e rrenuara, pallatet dhe objektet tjera. Por demtimin me te madh do ta peson Qarshia e cila asnjehere me nuk do te mund ta merr ate pamje. Ne ate do te mbesin vetem disa xhami dhe hamame. Prape se prape me estetiken e saj artistike ka mbetur dhe do jete kompleks i rendesishem tregtar. Me kete u munduam qe te prezentojme origjinalitetin per qarshine e vjeter, per te cilen sado qe te shkruhet perseri eshte pak. wWw.Sk-Kaltroshi.Tk

 
Today, there have been 8 visitors (15 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free